Zefi rrëfen përvojën e vështirë në Itali: Përballje me racizmin që në muajt e parë

24 Korrik 2025 | 14:07

Sulmuesi i Kombëtares U-21 të Shqipërisë, Kevin Zefi, ka ndarë së fundmi me median prestigjioze “Irish Independent” një rrëfim personal mbi sfidat që ka përjetuar gjatë qëndrimit në Itali, si pjesë e akademive të klubeve të njohura si Inter dhe më pas Roma.

Futbollisti 19-vjeçar, i cili verën e vitit 2021 u transferua nga Shamrock Rovers në Irlandë drejt Interit U-17, ka folur hapur për përballjen me racizmin, izolimin dhe vështirësitë e adaptimit në një ambient të ri futbollistik dhe kulturor.

“Mbërrita si një djalosh irlandez, gjysmë shqiptar dhe racizmi filloi të ndjehej. Kishte lojtarë kundërshtarë, por edhe shokë skuadre që flisnin pas shpine dhe mendonin se nuk i kuptoja. Ishte shumë e vështirë. Pas katër muajsh doja të largohesha nga Italia”, u shpreh ai.

Zefi tregon se përveç përjetimeve të vështira personale, hasur edhe me një filozofi trajnimi të panjohur për të, që ai e përshkruan si “agresive” dhe “me stil të vjetër”.

“Më vunë të luaja në role të ndryshme. Mënyra e të mësuarit ishte shumë e tepruar për mua. Nuk funksionoi. Kam brenda vetes zjarrin për t’u treguar Interit dhe Romës se kanë gabuar.”

Për sezonin 2024–2025, Zefi është aktualisht një lojtar i lirë, pasi mbylli një vit jo të lehtë te Roma U-21. Interes për të, sipas mediave ndërkombëtare, kanë shfaqur klube nga Belgjika dhe Holanda, ndërsa vetë lojtari ende nuk ka marrë një vendim për të ardhmen.

Kevin Zefi është një prej talenteve më premtues të futbollit shqiptar dhe pritet që të luajë një rol të rëndësishëm në të ardhmen e Kombëtares U-21 dhe më tej, në ekipin A.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026