Vajza mbyti me karikues babain, flet mes lotësh vëllai i viktimës: Kishin konflikte

24 Korrik 2025 | 18:58

Në fshatin Frashër të Patosit, familja Rama ka hapur dyert e mortit pas ngjarjes së rëndë ku 56-vjeçari Anesti Rama humbi jetën në rrethana tragjike, ndërsa e bija Emanilda Rama, është arrestuar për vrasjen e tij. Të afërm, miq dhe fqinjë të familjes janë të tronditur nga ngjarja, ndërsa detaje të reja dalin nga rrëfimet e familjarëve.

Ferdinant Rama, vëllai i viktimës, i shokuar nga ngjarja, thotë se nuk kishte pasur kontakt me të ndjerin për më shumë se dy vjet e gjysmë, për shkak të marrëdhënieve jo të mira me bashkëshorten e tij, Valbona Rama. Ferdinant Rama tregon se ata kanë patur shpesh kontradita, ndërsa i ndjeri punonte në një biznes në zonë.

“Ata kanë dy fëmijë. Unë e mora vesh nga kunata që lajmëroi gruan time dhe tha që ka vdekur Anesti. Për detaje të tjerë unë nuk di gjë. Kam rreth dy vjet e gjysëm që nuk flisja me vëllanë se nuk linte ajo të llafoseshim, e dija që nuk shkonin mirë. Pyesja vëllanë tjetër se si është Anesti, mir më thoshte”, tha Ferdinant Rama.

Edmont Rama, kushëri i viktimës, pohon se kontraditat mes çiftit ishin të shpeshta dhe se policia ishte thirrur disa herë për ndërhyrje.

“Këtu jo një herë po ka ardhur 10-15 herë policia sepse kishin konflikte me gruan”, tha kushëriri i viktimës.

Ndërkohë, trupi i 56-vjeçarit ndodhet ende në morgun e qytetit, ku po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026