Sigurimi nga tërmetet bëhet me detyrim, kush nuk paguan nuk merr shërbim për pronën

24 Korrik 2025 | 20:05

Sigurimi i pronës do të jetë i detyrueshëm për të gjitha banesat, përfshirë ato në proces legalizimi apo me qira sociale. Qeveria ka rikthyer projektligjin, përmes të cilit do të garantojë shpërblim për dëmet që mund të shkaktojë një tërmet me intensitet mbi 5 ballë.

Propozimi i ri parashikon krijimin e një Fondi për Tërmetet si shoqëri aksionare shtetërore, e cila do të mbledhë primet e sigurimit dhe do të kryejë pagesat për dëmet.

Shtresat në nevojë do të mbulohen nga buxheti i shtetit, ndërsa bashkitë do të paguajnë për kategoritë përkatëse.

Pronarët që nuk paguajnë, nuk do të kenë akses në shërbime të rëndësishme publike në Kadastër, e-Albania apo QKB.

Primi i sigurimit dhe shuma maksimale e dëmshpërblimit do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, ndërkohë, shoqëritë private të sigurimit janë përjashtuar nga procesi dhe kontrolli do të bëhet nga vetë ministria.

Sipas qeverisë, ky hap vjen në përgjigje të rrezikut të lartë nga tërmetet, pasi Shqipëria renditet ndër vendet më të ekspozuara në Evropë. Kujtojmë se që nga  viti 1900 në vendin tonë kanë rënë 12 tërmete mbi 6 ballë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës! Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026