“Vilë 1 mijë euro”/Apartamentet e peshqirët zëvendësojnë hotelet dhe çadrat në Vlorë

24 Korrik 2025 | 21:55

Gazetari i Euronews Albania, Algert Harizi ka raportuar mbi sezonin veror në qytetin e Vlorës dhe thekson se turistët kanë ndryshuar ndjeshëm sjelljen këtë sezon veror krahasuar me vitin e kaluar.

Gazetari shton se përballë rritjes së ndjeshme të çmimeve në hotele dhe resorte, shumë prej turistëve po i drejtohen alternativave më ekonomike, si apartamentet me qira brenda qytetit.

Sa i përket zonave elitare si Palasa apo Dhërmiu, Haziri tha se këtë vit një vilë pushimi mund të arrijë deri në 1000 euro nata dhe çmimet për shezlongë deri në 200 euro për një familje.

Turistët kanë ndryshuar sjelljet nga viti që shkoi duke parë që edhe bizneset rritën çmimet e hoteleve. Kanë filluar shkojnë nëpër banesa dhe apartamente. Një apartament të tillë mund ta gjesh me 30-50 euro në brendësi të qytetit dhe atyre u leverdis më shumë. Ky lloj turizmi donimon në Vlorë. Nuk po shpenzojnë gjëra lluksi. Edhe në plazhet e qytetit të Vlorës, turistët nuk preferojnë të shkojnë nëpër çadra, marrin çadrat e tyre ose shtrojnë një peshqir. Shezllongët dhe çadrat preferohen nga shqiptarët.

Hotelet, në vijën e parë variojnë në 80-100-150 euro në varësi të pamjes që kanë nga deti, ndërsa vija e dytë vijon 50 e më lart.

Nga ana tjetër, në zonat si Palasa, vitin që shkoi jepeshin me 250-300 euro vila për tu marrë me qera, ndërsa këtë vit një vilë ka kaluar mbi 500 euro deri në 1 mijë euro, ndërsa dhomat fillojnë nga 150-250.

Çmimet e shezllongëve ka që arrijnë edhe deri në 200 euro për një familje, ndërsa në disa plazhe edhe në pjesën e plazhit të Dhërmiut, fillojnë në 20-50 mijë lekë të vjetra. Është edhe pjesa e lluksit ku abuzojnë me çmimet pasi edhe të tillë turistë shkojnë në këto vende”, tha Algert Harizi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026