EMRI/ I kërkuar në Itali për dhunë seksuale dhe rrëmbim, kapet në Cërrik 52-vjeçari

25 Korrik 2025 | 08:34

Një 52-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në qytetin e Cërrikut.

Ndaj 52-vjeçarit Albano Kume, drejtësia italiane kishte lëshuar urdhër-arresti për vepra të rënda penale si: “Dhuna seksuale”, “Rrëmbimi i personit”, “Vjedhja” dhe “Shkelja e rregullave për armët”.

Arrestimi i 52-vjeçarit Kume u bë nga strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale gjatë operacionit të koduar “Operacionalja 56”, ndërsa Interpol Tirana ka nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë, në bashkëpunim me autoritetet e vendit fqinj.

Njoftimi i plotë i policisë

“Strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, finalizuan operacionin e radhës, të koduar “Operacionalja 56”.

Në kuadër të këtij operacioni, në Cërrik, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit A. K., 52 vjeç, banues në Cërrik.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet italiane kanë lëshuar urdhër arresti ndaj tij, për veprat penale “Dhuna seksuale”, “Rrëmbim personi”, “Vjedhja” dhe “Shkelja e rregullave për armët”. Për këto vepra penale, Kodi Penal i Italisë parashikon dënim maksimal deri në 15 vjet burgim.

Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me autoritetet italiane, për ekstradimin e këtij shtetasi”, thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Drejtori i Policisë Hitaj viziton sërish efektivët e lënduar pas protestës para Parlamentit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, vizitoi këtë të enjte në Spitalin e Traumës efektivët e Policisë së Shtetit që...
17:03 | 02/07/2026

Digjet një mjet në aksin Kuç-Qeparo, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)

Një automjet është përfshirë nga flakët këtë të enjte dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç-Qeparo. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat...
16:58 | 02/07/2026

Protesta! Bilanci i fundit i Urgjencës Spitalore: Ja sa efektiv dhe protestues kanë marrë ndihmë mjekësore deri tani

Protesta e zhvilluar këtë të enjte përballë Kuvendit, e shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, ka lënë pas disa të...
16:40 | 02/07/2026