Merkato në Itali: Juventus refuzon ofertën për Yildiz, Napoli me sytë nga Sterling
Kenan Yildiz do të vijojë të jetë pjesë e Juventusit edhe këtë sezon, me bardhezinjtë të cilët i kanë mbyllur derën një largimi të sulmuesit. Ka qenë Chelsea e cila ka nisur bisedimet me drejtuesit e zonjës, duke bërë dhe ofertën zyrtare për turkun, por që u refuzua menjëherë. Sipas Gazzetta dello sport, blutë e Londrës, që njëkohësisht janë kampionët e botës në fuqi ofruan 68 milionë euro për kartonin e 20-vjecarit, por Juventus ishte i qartë në përgjigjen e kthyer, futbollisti nuk është në shitje për asnjë lloj vlere.
Në Serinë A merkato vijon të jetë interesante, natyrisht jo me shumë para të shpenzuara. Milan vijon këmbënguljen për Jasharin, ndërsa i ka bërë gati Brugge 35 milionë euro, të cilat është gati tja ofrojë menjëherë, ndërsa 2 milionët e tjera në formë bonusesh. Më herët u diskutua që pagesa të ndahej në 2 pjesë, fillimisht 32 milionë dhe më pas 5, por duket se belgët kërkojnë me patjetër 40 milionë euro për kartonin e futbollistit.
Kampionët në fuqi të Serisë A, po ashtu janë aktivë në merkato, ku dëshira e radhës e Antonio Contes është Raheem Sterling, sulmuesi britanik i cili ka një karrierë të pasur në ishull. 30-vjecari sezonin e fundit e kaloi në huazim tek Arsenali ku luajti vetëm 17 ndeshje, ndërsa kurrë më herët nuk ka provuar të luajë jashtë Anglisë, e me gjasa një lëvizje drejt Napolit, do të shenjonte një etapë të re në karrierën e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 14:51 Iranianët në vështirësi për ta siguruar bukën e gojës teksa çmimet vazhdojnë të rriten
- 14:45 Ministrja suedeze merr foshnjen me vete në mbledhjen e qeverisë
- 14:45 Rusia dhe Ukraina vijojnë shkëmbimin e të burgosurve, lirohen 320 persona
- 14:40 Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën
- 14:38 Fyerje, diskriminim, dhunë, vdekje – DW: Ekspertët paralajmërojnë për rritjen e racizmit anti-musliman në Gjermani
- 14:36 Brukseli propozon zgjatje të statusit për refugjatët ukrainas