“Kërkohet qartësi”, rekomandimet e Kreu të Gjykatës së Lartë për Kodin e Ri Penal

25 Korrik 2025 | 12:04

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, mbajti fjalën e tij gjatë prezantimit zyrtar të projektit për Kodin e Ri Penal, ku ndau disa qëndrime dhe rekomandime thelbësore për sistemin e drejtësisë penale.

Në fjalën e tij, Sadushi theksoi se rishikimi i thellë i Kodit Penal është i domosdoshëm, pasi aktualisht ekzistojnë mospërputhje mes veprave penale dhe dënimeve të parashikuara, çka ka sjellë pasiguri në praktikën gjyqësore.

“Kodi duhet të jetë i drejtë përpara se të jetë i ashpër, i qartë dhe efektiv përpara se të jetë kompleks,” u shpreh Sadushi.

Gjykata e Lartë, nënvizoi ai, pret një kod që e ndihmon dhe jo që e vështirëson sistemin. Sa më i paqartë të jetë kodi, aq më të paqëndrueshme do të jenë vendimet gjyqësore.

Ndër rekomandimet kyçe që Sadushi renditi ishin:

  • shmangja e inflacionit penal dhe ruajtja në koherencën strukturore;
  • përdorimi i gjuhës së thjeshtë dhe qartësisht të kuptueshme;
  • shmangja e kriminalizimit të panevojshëm të sjelljeve të dënueshme moralisht apo etikisht, të cilat mund të zgjidhen përmes të drejtës administrative, civile ose mjeteve alternative;
  • respektimi i ndarjes midis të drejtës materiale dhe asaj procedurale;
  • synimi në parandalim dhe jo vetëm për ndëshkim, duke respektuar proporcionalitetin mes veprës së kryer dhe masës ndëshkimore;
  •  prirja nga humanizmi i së drejtës penale, duke garantuar respektimin e standardeve moderne të drejtësisë restauruese, alternativave të dënimit me burgim, mundësive për rehabilitim; dhe
  • nuk duhet të jetë një mjet për të ndërtuar një drejtësi penale represive, por një drejtësi funksionale, humane dhe të drejtë.

Sipas tij, Kodit të Ri Penal nuk duhet parë si një produkt i përfunduar, por si një thirrje për reflektim të përbashkët.

“Ky Kod nuk është një trofe. Është një angazhim; është një premtim që i bëjmë qytetarëve për një drejtësi më të mirë, më humane dhe më të ndershme. Mesazhi që dua të ndaj është i thjeshtë: Të ndërtojmë një Kod Penal që flet qartë, dënon drejt dhe udhëzon me maturi. Një Kod që synon jo vetëm ndëshkimin, por drejtësinë; që nuk ngatërron, por qartëson; që nuk frikëson, por edukon; që nuk rrit pasigurinë, por garanton barazinë. Prandaj, ky projekt nuk duhet parë si një produkt përfundimtar, por si një thirrje për reflektim të përbashkët. Pas një konsultimi të thelluar institucional – vendas dhe ndërkombëtar – me përfshirjen e gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve, botës akademike dhe shoqërisë civile, secili duhet të japë kontributin e vet për të pasur një Kod Penal të thjeshtë, të drejtë dhe funksional. Vetëm një Kod Penal i ndërtuar mbi parime të shëndosha – mbi qartësi, humanizëm dhe funksionalitet – mund të sjellë një drejtësi penale që i shërben si shtetit të së drejtës, ashtu edhe qytetarit. Le të jetë ky Kod i ri Penal një instrument që jo vetëm ndëshkon krimin, por ndërton një rend juridik më të drejtë për të gjithë”, përfundoi Sadushi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Publikohen pamjet, lëvizjet e dyshuara të parave brenda filialit të Postës Shqiptare në Durrës (VIDEO)

Kamerat e sigurisë kanë dokumentuar lëvizjet e dyshuara të parave brenda Filialit të Postës Shqiptare në Durrës, në dosjen ku ish-drejtoresha Elisabeta Mataj e cila...
14:52 | 21/07/2026

Po kalonte rrugën, gruaja përplaset nga makina në Elbasan, transportohet drejt spitalit

Një grua ka mbetur e plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur këtë të martë në qytetin e Elbasanit. Aksidenti u regjistrua pranë...
14:45 | 21/07/2026

Pensionet e ulëta lënë vlonjatët pa pushime

Një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve vlonjatë dhe veçanërisht pensionistët janë të privuar nga e drejta për të bërë pushime. Kjo jo nga mungesa e...
14:33 | 21/07/2026