Deklaratat e Thaçit nga Haga, reagon Rama: Shumë e vërtetë, Komandant
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në mbështetje të ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë për akuzat nga Gjykata Speciale.
Kryeministri e ka shoqëruar postimi ne tij me nje foto ku Thaçi shfaqet me një mesazh:
“Unë jam i privuar përkohësisht, por populli im është i lirë përjetësisht.”
Ndërkohë që Rama shkruan:
“Shumë e vërtetë, Komandant. Çka s’është as e lirë dhe as me erë të mirë është drejtësia ndërkombëtare”, ka shkruar Rama.
Postimi i Ramës vjen pas deklaratave të Thaçit, i cili mbrëmë në një intervistë me shkrim për mediat kosovare tha se Shqipëria është në drejtimin e duhur dhe sipas tij Rama po bën historinë europiane të shqiptarëve.
“Shqipëria sot, është në drejtimin e duhur, e destinuar të ketë të ardhme të sigurt perëndimore. Edi po e transformon dhe emancipon Shqipërinë dhe shqiptarët. Edi po e bën historinë evropiane të shqiptarëve”, u shpreh Thaçi për mediat kosovare.

LEXONI GJITHASHTU:
Rritja e çmimeve në Ballkan, Kosova në vendin e parë për inflacion
Tentoi të kontrabandonte mallra në Zubin Potok, policia e Kosovës arreston një person
“Urrejtje patologjike ndaj Kosovës”, Andoni: Ministrja serbe pati kurajë dhe e tha, Daçiç e thelloi
- 11:58 Zjarr në kodrinat e Qafë Thanës, dyshohet se nisi nga djegia e disa gomave! Ndërhyjnë zjarrfikësit e Pogradecit
- 11:57 Policia “blindon” Kuvendin, qytetarët në protestë para Kuvendit. Gjuajnë me vezë makinat e deputetëve
- 11:45 Protesta para Kuvendit, qytetarët gjuajnë me vezë makinën e deputetit (VIDEO)
- 11:39 Itali, arrestohen 539 persona në një operacion mbarëkombëtar kundër krimit të të rinjve
- 11:33 Seanca plenare në Kuvend, qytetarët mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 11:26 Kryeministri Magyar fton shahisten Judit Polgar të bëhet presidente e Hungarisë