Nisin diskutimet për një takim të mundshëm mes Putin dhe Zelensky
Delegacionet nga Moska dhe Kievi kanë nisur diskutimet për mundësinë e një takimi mes presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin.
Këto diskutime janë zhvilluar gjatë bisedimeve të mbajtura mes këtyre dy delegacioneve në Stamboll më herët gjatë kësaj jave, tha Zelensky në komente të publikuara më 25 korrik.
Zelensky po kërkon një takim me Putinin dhe i ka bërë thirrje presidentit amerikan, Donald Trump, – i cili po kërkon që palët të arrijnë një marrëveshje – që po ashtu të marrë pjesë në këtë takim.
Putin ka thënë se është i gatshëm që të takohet me Zelenskyn, por vetëm gjatë “një faze finale” të negociatave, për t’i dhënë fund luftës që ka nisur mbi tre vjet më parë.
“Ne kemi nevojë që të ketë përfundim të luftës, dhe kjo me gjasë nis me një takim të udhëheqësve”, tha Zelensky për gazetarët.
“Në bisedime me ne, ata kanë nisur që ta diskutojnë këtë çështje. Veçse ka përparim drejt një lloji formati të takimit”, shtoi ai.
Në rundin e fundit të bisedimeve të mbajtur të mërkurën, Kievi propozoi që të mbahen bisedime në fund të gushtit.
LEXONI GJITHASHTU:
Afganistani ndalon përdorimin e telefonave inteligjentë për nëpunësit civilë
Trump: Ushtria amerikane do të qëndrojë në Gjirin Persik për pak kohë pas marrëveshjes me Iranin
G7 mbyllet me fokus Ukrainën, Zelensky: Premtimet duhet të kthehen në veprime
- 00:18 Anglia e nis me fitore, mposht Kroacinë 4-2
- 00:04 Ziadin Sela: Parlamenti Evropian e tha qartë, provimet shtetërore të jepen në gjuhën shqipe në RMV
- 23:58 Maqedoni e Veriut, gjykata heq 11 emra shqiptarë nga rrugët e Tetovës, rikthehen emërtimet jugosllave
- 22:38 Afganistani ndalon përdorimin e telefonave inteligjentë për nëpunësit civilë
- 22:34 Trajneri Eric Roy ndërron jetë në moshën 58-vjeçare
- 22:32 Muçollari lexon mes rreshtave rezolutën e PE: Ka një qëndrim politik për protestën