Njoftoi njohjen e Palestinës si shtet, Macron përplaset me SHBA-të dhe Izraelin
Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar se Franca do të njohë Palestinën si shtet, me shpresën se kjo lëvizje do të ndihmojë në vendosjen e paqes në rajon.
Përmes një postimi në rrjetin “X”, Macron tha se vendimi do të formalizohet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator.
“Në përputhje me angazhimin e saj historik për një paqe afatgjatë në Lindjen e Mesme, unë kam vendosur që Franca të njohë shtetin e Palestinës”, tha Macron, duke shtuar se, “paqja është e mundur”.
Ai bëri gjithashtu thirrje për një armëpushim në Gaza, kthimin e pengjeve dhe që ndihmat humanitare të arrijnë tek palestinezët.
Një tjetër apel ishte ai për demilitarizimin e lëvizjes së Hamasit. Por deklarata e tij mori një seri kritikash të ashpra nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.
“Shtetet e Bashkuara e refuzojnë me ashpërsi planin për të njohur shtetin e Palestinës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së”, tha sekretari i Shtetit, Marco Rubio në një postim në “X”.
Sipas tij, ky vendim “i pamatur” i shërben vetëm propagandës dhe minon përpjekjet për paqen. “Gjithashtu, ajo është një shuplakë në fytyrë për viktimat e 7 tetorit”, shtoi Rubio.
Me të njëjtën qasje, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e quajti vendimin një “akt tradhtie” nga një aleat i ngushtë, që do të promovojë terrorizmin.
Megjithatë, lëvizja e Macron mori edhe vlerësime nga vende të shumta evropiane dhe liderë të vendeve arabe.
LEXONI GJITHASHTU:
Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Ddisa të plagosur (VIDEO)
Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura
- 14:45 Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Ddisa të plagosur (VIDEO)
- 14:13 Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura