Ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare ish-zëvendëkryeministri i Shqipërisë

26 Korrik 2025 | 10:48

Ish-zëvendëskryeministri i Shqipërisë në vitet 1991-1992, Abdyl Xhaja, është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes postimeve në rrjetet sociale.

I lindur më 13 mars 1943 në Elbasan, Abdyl Xhaja u diplomua në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës në vitin 1965 si ekonomist për industri. Fillimet e karrierës së tij profesionale ishin të lidhura me qytetin e lindjes, ku shërbeu si ekonomist në ndërmarrje industriale, për t’u angazhuar më pas në pozicione drejtuese në Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit.

Xhaja ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin industrial dhe energjetik të vendit, si dhe në proceset vendimmarrëse të viteve të tranzicionit. Me ndryshimet politike të fillimviteve ’90, ai u bë një figurë kyçe në qeverisjen e vendit, duke mbajtur një sërë postesh të rëndësishme:

1991 – Zëvendësministër i Burimeve Minerare dhe Energjetikës

1991–1992 – Zëvendëskryeministër

1991–1992 dhe 1994–1997 – Ministër i Burimeve Minerare dhe Energjetikës

1992–1994 – Ministër i Industrisë, Burimeve Minerare dhe Energjetikës

1995–1997 – Anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike

1996–1997 – Deputet i Partisë Demokratike

1997 – Kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare

1997–1998 – Këshilltar i Unionit të Investitorëve të Huaj në Shqipëri

1999 – Këshilltar pranë Shërbimit Gjeologjik Shqiptar

Edhe pse pas vitit 1997 qëndroi larg jetës politike aktive, ai vijoi të kontribuonte në fushën e ekonomisë, duke dhënë këshillime për politika zhvillimi dhe investimesh.

Për kontributin e tij në promovimin e potencialeve ekonomike të Shqipërisë dhe forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, Abdyl Xhaja është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” i shtetit të Oklahomës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një vlerësim i rrallë për një qytetar shqiptar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026