“Largohuni”- Zjarri rrezikon banesat në Paftal, e moshuara refuzon evakuimin: S’iki

26 Korrik 2025 | 12:52

Zjarri i përmasave të mëdha që ka përfshirë malin Shpirag ka arritur pranë zonave të banuara, duke rrezikuar seriozisht banesat në fshatrat Paftal dhe Galinë. Flakët ndodhen vetëm disa metra larg shtëpive, ndërsa situata është tejet kritike për shkak të erës dhe terrenit të vështirë që pengon operacionet e shuarjes së zjarrit.

Pamjet e siguruara nga Euronews Albania tregojnë skena dramatike, me forcat e emergjencës që bëjnë thirrje urgjente për evakuim të banorëve. Mes tensionit dhe frikës, një e moshuar në fshatin Paftal ka refuzuar të largohet nga banesa e saj, pavarësisht rrezikut të drejtpërdrejtë dhe kërkesave të përsëritura të ekipeve në terren.

Pjesë nga debati:

Pjesëtari i emergjencave: Duhet të evakuoheni, merrni fëmijët dhe dilni në rrugë.
Gazetari: Nuk do largohesh dhe pas urdhrit të dhënë?
E moshuara: Unë do iki, do futem brenda!
Pjesëtari i emergjencave: Jo brenda, do dalësh nga shtëpia!
E moshuara: Ku të vete?
Pjesëtari i emergjencave civile: Shko poshtë nënë, largohu nga vatra e zjarrit!
E moshuara: Ua turp i Zotit, në anë të rrugës të digjet toka aty.

Forcat e emergjencës kanë vazhduar përpjekjet për ta bindur atë dhe banorë të tjerë të largohen sa më parë nga zona, ndërsa zjarri përparon me ritme shqetësuese. Era e fortë dhe terreni i thyer vijojnë të pengojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026