Zjarr i rrezikshëm në malin e Shashicës, ndërhyrje nga ajri me avionë grekë

26 Korrik 2025 | 16:29

Një vatër zjarri ka shpërthyer këtë mesditë në malin e Shashicës, në Vlorë, duke vënë në alarm autoritetet vendase. Për shkak të terrenit të vështirë, ndërhyrja nga toka është bërë pothuajse e pamundur, çka ka detyruar kërkesën për ndihmë nga ajri.

Dy avionë zjarrfikës nga Greqia janë angazhuar aktualisht në operacionin për shuarjen e flakëve, duke hedhur ujë mbi zonën e prekur.

Zjarri ka përparuar me shpejtësi dhe ka rrezikuar të përfshijë zonën e banuar të fshatit Kaninë, duke shtuar urgjencën për ndërhyrje. Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencës ndodhen në terren dhe po monitorojnë nga afër situatën për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026