BE dërgon avion zjarrfikës nga Italia për shuarjen e flakëve në jug të Shqipërisë

27 Korrik 2025 | 15:26

Bashkimi Europian ka aktivizuar Mekanizmin e Mbrojtjes Civile për të ndihmuar Shqipërinë në përballimin e situatës me zjarret në jug të vendit.

Një avion zjarrfikës i llojit Canadair, i ardhur nga Italia, do të angazhohet në operacionet ajrore për shuarjen e flakëve në zonat e Borshit, Piqerasit dhe Lukovës.

Mjeti ajror është i specializuar për ndërhyrje në terrene të vështira dhe të paarritshme nga toka, duke ofruar një mbështetje të rëndësishme për kapacitetet vendase.

Aktualisht, Shqipëria disponon vetëm helikopterë të modifikuar për përballimin e zjarreve, por jo avionë të specializuar për misione të tilla.

Prania e avionit Canadair pritet të përmirësojë ndjeshëm reagimin ndaj flakëve që kanë përfshirë disa zona në jug të vendit.

Ndërkohë, këtë të diel, helikopterët e Forcës Ajrore janë angazhuar edhe në operacione pranë fshatit Zhulat, në qarkun e Gjirokastrës, si dhe në zonën e Qafë Buallit, pranë Bulqizës, ku situata vijon të mbetet problematike për shkak të terrenit të thyer dhe erërave që favorizojnë përhapjen e flakëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan

Një konflikt për motive të dobëta në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan ka përfunduar me plagosjen e një 59-vjeçari me mjet prerës....
15:22 | 17/07/2026

Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)

Një vatër zjarri është regjistruar këtë premte në fshatin Mifolit të Vlorës. Mësohet se, flakët kanë përfshirë barishte, pemë, duke u përhapur me shpejtësi në...
14:41 | 17/07/2026

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026