Hyri në det për të notuar, policia në kërkim të portugezit në Sarandë

27 Korrik 2025 | 21:50

Një turist 57-vjeçar nga Portugalia ka humbur kontaktin me miqtë e tij pasi u fut në det për të notuar në zonën e njohur si “Buka e Vivarit”, pranë lagunës në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 18:00, kur shtetasi portugez A. G., që ndodhej për pushime me disa miq, është futur në det dhe që prej asaj kohe nuk është parë më.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, policia kufitare e Sarandës, së bashku me patrullat e zonës, kanë nisur kërkimet si nga deti ashtu edhe nga toka për gjetjen e tij.

Autoritetet po vijojnë punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të lokalizuar turistin e zhdukur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Zvërneci është tokë private, përjetimi i protestuesve ishte se po e shisnim Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e përbashkët me Grupin Parlamentar dhe kabinetin qeveritar theksoi se reagimi i qytetarëve në protestë nuk...
12:54 | 24/07/2026

Ligji për zonat e mbrojtura, Rama: Ky konflikt i stisur do zgjidhet për bukuri nga direktivat e BE

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së dhe kabinetit qeveritar ka folur edhe lidhur me ligjin për zonat e Mbrojtura. Ai deklaroi...
12:51 | 24/07/2026

Rama liston ‘mësimet’ nga protesta: Epoka e mungesave është mbyllur, u hap epoka e pritshmërive

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS deklaroi se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re politike...
12:40 | 24/07/2026