Zjarret e mëdha përfshijnë Europën, BE dërgon në Shqipëri një avion zjarrfikës
Europa është pushtuar nga zjarret që po shkaktojnë dëme të mëdha.
Edhe në vendin tonë situata mbetet kritike, ndërsa Bashkimi Evropian iu përgjigj kërkesës së Shqipërisë për ndihmë, duke dërguar një avion nga Italia për shuarjen e flakëve në jug, në zonat Borsh, Piqeras dhe Lukovë.
Autoritetet vendore po bëjnë përpjekjet maksimale për shuarjen e zjarrit në rajonin e Gjirokastrës dhe pranë Bulqizës.
Ndërkohë, në Kosovë sipas Agjencisë së Menaxhimit Emergjent numri i zjarreve ka rënë ndjeshëm, pas një periudhe tejet të rënduar me mbi 100 vatra zjarri gjatë dy ditëve të fundit.
Në Bullgari, situata është serioze me rreth 240 zjarre aktive. Autoritetet thonë se 95% e tyre janë shkaktuar nga pakujdesia, ndërsa shumë vatra zjarri kanë kaluar edhe jashtë kufijve.
Kryeministri bullgar Rosen Zhelazkov njoftoi se mekanizmi evropian është aktivizuar dhe solidariteti po funksionon.
Gjendja është e rëndë edhe në Turqi, ku zjarret pyjore përhapen me shpejtësi për shkak të thatësirës dhe erërave të forta.
Në provincën perëndimore Bursa u evakuuan mbi 1300 persona, ndërsa mbi 500 shpëtimtarë ndodhen në terren.
Një zjarr tjetër i madh po përballet në provincën Karabuk, ku janë evakuuar 14 fshatra.
Edhe Greqia po lufton me pesë zjarre të mëdha në të gjithë vendin. Autoritetet po evakuojnë banorët në një rajon të goditur rëndë, vetëm 30 kilometra në veri të Athinës. Era e drurit të djegur arriti deri në qendër të kryeqytetit, ndërsa Greqia ka kërkuar ndihmë nga Bashkimi Evropian për shuarjen e flakëve që përhapen.
Në Atikë, zjarri që filloi të shtunën u përhap me shpejtësi në rajone të tjera, duke detyruar largimin e banorëve.
Pesë alarme emergjence u dërguan përmes sistemit 112, duke kërkuar që njerëzit të largohen nga fshatra të shumta. Erërat e forta po e vështirësojnë punën për shuarjen e zjarreve.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë