Kisha ku ka “zbritur” një pjesë e qiellit
Një kishë në Britaninë e Madhe, në juglindje të Anglisë, tani ka një pjesë të qiellit brenda ndërtesës së saj, falë një vepre gjigante arti.
“Muzeu i Hënës”, nga artisti britanik Luk Xheram, është një model 3-dimensional i hënës së vërtetë, me diametër prej shtatë metrash.
Artisti ka përdorur foto reale të bëra nga NASA për të krijuar sipërfaqen e hënës.

Fotot janë bërë nga roboti “Lunar Reconnaissance Orbiter’, që NASA-s e ka vendosur në orbitën e hënës.
Çdo centimetër nga vepra e artistit Xheram përfaqëson 5 kilometra nga sipërfaqja e hënës.
Edhe pse tekstura të jep përshtypjen e një sfere të varur në mjediset e kishës, bëhet fjalë për një objekt plastik të fryrë dhe me ndriçim nga përbrenda.

Hëna, trupi qiellor më i afërt me planetin tonë, gjatë të gjithë historisë së Tokës ka qenë burim frymëzimi për poetë, shkrimtarë, shkencëtarë e muzikantë.
Duke qenë se hëna i tregon tokës vetëm njërën anë, shkencëtaret arritën ta shohin anën tjetër vetëm në vitin 1959.
“Muzeu i Hënës” është një mundësi e shkëlqyer për vizitorët që duan të studiojnë nga afër çdo krater, çdo luginë, që tashmë është rikrijuar me detaje shumë të imëta.
Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
- 09:28 Një tërmet i fortë godet Japoninë, sa ishte magnituda
- 09:02 Momenti kur 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat, 3 ditë pas tërmeteve vdekjeprurëse në Venezuelë
- 08:46 Gjirokastër, zjarret e qëllimshme gjatë verës, problematikë për dëmet në pyje-kullota
- 08:26 Fluks turistësh në Gjirokastër, kapacitetet akomoduese të pamjaftueshme
- 08:17 Vala e të nxehtit në Francë vazhdon, që nga mesi i qershorit 74 vdekje
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban