Plagosi me thikë të moshuarin në Durrës pas sherrit për dominotë, kapet 67-vjeçari

29 Korrik 2025 | 09:04

Policia e Durrësit ka arrestuar një 67-vjeçar, i cili dyshohet për plagosjen me thikë të një të moshuari, pas një konflikti për motive të dobëta gjatë një loje dominosh në lulishten e qytetit.

Sipas njoftimit zyrtar, në pasditen e së hënës, në lagjen nr. 11, në zonën e njohur si “Lulishtja”, pranë sheshit “Pranvera”, shtetasi A.SH., 67 vjeç, gjatë një debati verbal dhe shkëmbimi fjalësh fyese, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin F.T., 70 vjeç, banues në të njëjtën lagje, duke e plagosur rëndë.

Menjëherë pas veprimit të tij, autori u largua nga vendi i ngjarjes, por u kap pas ndjekjes nga policia.

Në momentin e arrestimit, ai kishte me vete mjetin prerës me të cilin kreu plagosjen.

Thika u sekuestrua në cilësinë e provës materiale ndërsa i dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal të Durrësit, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” ndërsa hetimet mbi ngjarjen vijojnë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026