Hoti: Austria përballë debatit për anëtarësimin në NATO! Ndodh vetëm me referendum
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritan Hoti, ishte i ftuar këtë të martë në Euroneës Albania, ku analizoi disa nga zhvillimet më të fundit në gjeopolitikën globale.
Mes të tjerash, Hoti komentoi dhe zhvillimet strategjike në Evropën Qendrore, duke u ndalur te nisja e një debati të brendshëm në Austri për anëtarësimin në NATO. Sipas tij, megjithëse vendi ka ndjekur një linjë të përputhur me aleatët perëndimorë, sa i takon sanksioneve ndaj Rusisë dhe mbështetjes se Ukrainës, çështja e anëtarësimit në NATO është ende në fazat fillestare të diskutimit.
“Austria është në fillim të një debati të mirëfilltë strategjik mbi anëtarësimin në NATO. Nëse kjo çështje do të shtyhet përpara, do të kalojë përmes institucioneve dhe mekanizmave demokratikë, përfshirë një referendum popullor,” tha ai.
Hoti shtoi se ndryshimet në arkitekturën e sigurisë ndërkombëtare nuk po ndodhin vetëm në Evropën Veriore, por kanë filluar të përfshijnë edhe Evropën Qendrore, si reflektim i pasigurive të krijuara nga agresioni rus dhe rivaliteti ndërmjet fuqive globale.
Në përfundim të intervistës, Hoti vuri në dukje se Shqipëria ende nuk ka ndërtuar një sistem të qartë institucional për të avancuar agjenda strategjike, ndryshe nga vendet më të zhvilluara, të cilat veprojnë përmes strukturave të mirorganizuara të politikës së jashtme dhe të sigurisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania