Blinken bisedon me ministrat e Jashtëm të Katarit, Egjiptit dhe Arabisë Saudite mbi zhvillimet në Gaza
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka biseduar me ministrat e Jashtëm të Katarit, Egjiptit dhe Arabisë Saudite mbi dhunën në Izrael, Bregun Perëndimor dhe Gaza.
Blinken dhe Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani i Katarit kanë diskutuar mbi “përpjekjet për të rivendosu qetësi në Izrael, Bregun Perëndimor dhe Gaza pas jetëve të shumta të humbur në mënyrë tragjike të popullsisë civile”, raporton Departamenti i Shtetit.
Ministria e Jashtme e Katarit deklaroi se dy zyrtarët folën edhe për “sulmet e Izraelit në ambientet e xhamisë El-Aksa si dhe në Rripin e Gazës”.
Al-Thani theksoi për një “nevojë urgjente për ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar për të ndaluar dhunën e përsëritur të Izraelit kundër popullsisë në Gaza dhe xhaminë El-Aksa”.
Ndërkohë, një grup senatorësh amerikanë kanë bërë thirrje për armëpushim. Senatori demokrat Chris Murphy dhe republikani Todd Young thanë përmes një deklarate: “Të dyja palëve iu duhet të pranojnë se kanë humbur shumë jetë njerëzish si pasojë r sulmeve raketore të Hamas dhe kundërpërgjigjes së izraelitëve, konflikti nuk duhet të përshkallëzohet më tej”.
Në telefonatën me ministrin egjiptian Sameh Shoukry, Blinken “i bëri thirrje palëve të ulin tensionet dhe të ndalin dhunën që po i merr jetën civilëve izraelitë dhe palestinezë, përfshi edhe fëmijë”, shkroi Departamenti Amerikan i Shtetit në një tjetër deklaratë.
Agjencia e lajmeve së Arabisë Saudite raportoi të shtunën se Blinken kishte biseduar me ministrin e Jashtëm Princ Faisal bin Farhan Al Saud mbi zhvillimet e fundit në Palestinë dhe në rajon.
Ministria e Jashtme e Egjiptit gjithashtu konfirmoi për një bisedë me Katarin, ku dy ministrat diskutuan mbi “rëndësinë e bashkëpunimit për të arritur në zjarrpushim, si dhe ranë dakord për të vazhduar koordinimin bilateral në çështje rajonale dhe ndërkombëtare në interes të popullit të Palestinës” .
Përpjekjet për armë pushim nga Egjipti, Katari, Kombet e Bashkuara nuk kanë rezultuar të frytshme deri më tani.
Lexoni gjithashtu
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve