SPAK sekuestron 9.3 mln euro, dyshohet se janë përfituar nga një grup kriminal

29 Korrik 2025 | 18:27

SPAK përmes një njoftimi zyrtar bën të ditur se ka goditur një veprimtari kriminale, duke sekuestruar 21 pasuri me një vlerë të përgjithshme prej mbi 9.3 milionë eurosh, që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti i kontrabandës në kuadër të një organizate kriminale.

Masa është marrë në kuadër të procedimit penal në vitin 2023, i regjistruar për veprat penale të “Kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “Kontrabandë nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore” si dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Sipas SPAK, këto vepra janë kryer në formën e bashkëpunimit në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, ndërsa për hetimin janë përdorur instrumentet ligjore të parashikuara nga nenet përkatëse të Kodit Penal.

Pas kërkesës së paraqitur nga SPAK ka vendosur pranimin e saj, duke miratuar sekuestron preventive mbi një sërë pasurish të paluajtshme dhe të luajtshme, që sipas hetuesve janë përdorur për fshehjen dhe pastrimin e fitimeve të paligjshme.

Në listën e pasurive të sekuestruara përfshihen disa prona në emër të shoqërisë “Albania Tabak Fabrika e Re e Cigareve” sh.p.k., ku bëjnë pjesë një sërë truallesh dhe godinash në zonën kadastrale nr. 2446, të regjistruara në volumin dhe faqet përkatëse të regjistrit të pasurive. Po ashtu, janë sekuestruar edhe shtatë apartamente banimi me sipërfaqe të konsiderueshme, të ndodhura në katin e 32-të të një godine shumëkatëshe, të cilat sipas SPAK janë blerë me të ardhura të gjeneruara nga aktiviteti i kontrabandës.

Gjithashtu, në kuadër të këtij vendimi janë sekuestruar edhe tre njësi parkimi me sipërfaqe të konsiderueshme, disa prej të cilave të shoqëruara me ambiente ndihmëse si depo.

Ndër pasuritë më të vlefshme që janë vendosur në sekuestro janë edhe dy vila luksoze në zonën e Mulletit, njëra prej të cilave ndodhet në kompleksin rezidencial “Rolling Hills”, me sipërfaqe ndërtimi mbi 380 m2 dhe truall 818 m2. Vila tjetër, me sipërfaqe totale trualli prej 932 m2, ndodhet në të njëjtën zonë dhe rezulton e regjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në ASHK Rurale.

Vlera totale e pasurive të sekuestruara, sipas kontratave të shitblerjes dhe vlerësimeve zyrtare, arrin në 9,365,922 euro. Kjo shumë dyshohet se përfaqëson fitime të paligjshme të krijuara nga veprimtaria e kontrabandës në fushën e mallrave me akcizë, në kuadër të një organizate kriminale me lidhje të strukturuara brenda dhe jashtë institucioneve shtetërore, përfshirë edhe persona të përfshirë në veprimtarinë doganore.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026