EMRI/ I kërkuar nga SPAK për kontrabandë mallrash, kapet në Rinas 57 vjeçari

30 Korrik 2025 | 09:49

Një 57-vjeçar, i shpallur në kërkim nga SPAK dhe me masë arresti nga GjKKO, u arrestua në Aeroportin e Rinasit në Tiranë.

I arrestuari, Gëzim Stërkeshi, akuzohet për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

SPAK po e heton 57-vjeçarin si pjesëtar të një grupi kriminal që merrej me kontrabandën e mallrave të akcizës.

Ai u ndalua teksa po hynte në territorin shqiptar, ndërsa ishte i shpallur në kërkim pasi GjKKO-ja i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale në fjalë.

Materialet procedurale i janë referuar SPAK-ut, ndërsa policia njofton se kontrollet kundër paligjshmërive në kufi dhe tentativave për të lëvizur ilegalisht vijojnë, së bashku me menaxhimin e fluksit dhe ofrimin e një shërbimi policor të shpejtë dhe me etikë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026