Korçë: Lirimi i hapësirave publike, afati deri më 2 gusht për bizneset
Një pjesë e bizneseve që operojnë në pedonalen e qytetit të Korçës për dy orë nuk kanë ofruar shërbim ndaj klientëve, ndërkohë që një pjesë tjetër kanë filluar çmontimin e strukturave metalike, të cilat sipas bashkisë së qytetit cenojnë hapësirën publike. Niko Treska, Endri Bakullati dhe Olsi Xhambello janë tre prej biznesmenëve të cilët kërkojnë shtyrjen e afatit.
“Kjo protestë sot është për sensibilizimin e bashkisë për shtyrjen e afatit për të bërë gati për të ndërruar ambientin. Bashkia duhet të na japë projekt tjetër që ne të veprojmë. Ky është fluksi i punës, ka turistë, kemi rezervime, dhe duam të na jepet një kohë, të paktën muaji Gusht dhe ne te bëjmë ndryshimin e ambientit”, thotë Niko Treska.
“Projekti na u prezantua brenda një dite. Duke parë kohën aq të shkurtër, në këtë afat nuk bën dot asgjë. Duhet një plan biznesi, në qoftë se e bëjnë brenda ditës, nuk është e njëjta situatë. Duam shtyrjen e afatit, është kulmi i sezonit, festa e birrës është para do duket shesh lufte. Një çadër kërkon kohën e saj, do jetë atraksion më i keq për Korçën”, shprehet Endri Bakullati.
“Mbajmë familjen, është aktiviteti jonë prej vitesh nuk na vlerësojnë, nuk duan ta shtyjnë afatin për sezonin, jemi shumë biznese që duam të ngrihemi e diskutojmë. Të ndryshohet diçka. E gjithë zona është e vdekur, do jetë këmbësore, do ikin shtëpi”, thotë Olsi Xhambello.
Nga ana tjetër kryetari i bashkisë Korçë, Sotiraq Filo tha se në takimi që ka pasur me grupet e interesit që operojnë në pedonale u ka kërkuar të respektojnë afatin deri në datën 2 gusht për heqjen e lokaleve të krijuara, pedanave, tendave dhe pjesëve dekorative, ndërkohë që ka rënë dakord që të bëhet shtyrja e afatit të çadrave deri në datën 17 gusht. Pas kësaj date, Filo ka bërë me dije se bashkia ka gati projektin e unifikimit për bizneset në pedonale.
“Bashkia e Korçës ka filluar aksionin për lirimin e sistemimin e hapësirave publike. Aspekti i parë është mobilimin urban, që do jenë vetëm çadra, tavolina karrige dhe duke hequr gjithë elementët e tjerë, pedanat, vazot etj. Ndërkohë elementi i dytë është madhësia e hapësirës publike. Shqetësimi ka qenë që nuk arrijnë dot të prodhojnë çadra në kohë dhe u është dhënë afat deri në 17 Gusht por ndërkohë u është kërkuar të heqin elementët e tjerë”, shprehet kryebashkiaku.
Vetëm në pedonale ushtrojnë aktivitetin e tyre më shumë se 17 bare, restorante dhe kafeteri.
LEXONI GJITHASHTU:
“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin