Nismë e re në Vlorë: Më tepër hapësira publike për qytetarët

11 Mars 2025 | 16:56

Ndryshimet e bëra për këtë sezon turistik, do të mundësojnë më shumë hapsira publike për qytetarët. Vendimi se hotelet që plotësojnë kushtet, do të mund të shfrytëzojnë bregun e detit, do ti japë më shumë mundësi plazhistëve të pushojnë në plazhe publike.

Gazetari i Euronews Albania, Algert Harizi ka raportuar nga Vlora për të dhënë një pasqyrim më të qartë të këtyre ndryshimeve që do sjellin hapërisa publike në plazhet e Vlorës.

“Këtë vit, ndryshe nga vitet e tjera, do të ketë më tepër hapësira publike falas, falë nismës së re të qeverisë, ku lejen për shfrytëzimin e plazheve publike e përfitojnë vetëm hotelet. Deri në këto momente, rreth 50 hotele janë përfitues në qytetin e Vlorës”, tha gazetari.

Ata që e përkrahin këtë nismë, janë administratorët e hoteleve, të cilët do të përfitojnë hapsira për shfrytëzim përpara godinës së hotelit.

“Çdo gjë varet nga kapacitetet, ndërkohë që do të ketë hapësirë për pushuesit, sepse do të ketë më tepër hapësirë publike. Përsa i përket rezervimeve, ne jemi më optimistë, pasi ato janë shtuar. Gjithashtu, kjo është më e drejtë edhe për shërbimin dhe plazhet, sepse edhe pushuesi që s’ka mundësi të paguajë, mund të vendosë një çadër në hapësirën publike”, tha Kledjan Binjakaj, administrator biznesi.

Por ndryshe mendojnë qytetarët, të cilët shprehen mosbesues ndaj vendimit të fundit për shfrytëzimin e hapsirave publike nga vetë ata. Shumica prej tyre thekson se turizmi në vend duhet ti nënshtrohet një reforme të përpiktë, që gjithsecili të pushojë në bazë të mundësive.

“Nuk e besoj, se unë bëj çdo vit plazh dhe jam këtu, dhe nuk e besoj se është thënë çdo vit, dhe ne kemi mbetur në atë pjesën tonë pa marrë një çadër, ku të gjejmë vende, dhe çadrat rrinë bosh. Nëse zbatohet, është gjë shumë e mirë, sidomos për fëmijët e vegjël dhe për moshat e vjetra, se s’mund të ikin të gjithë me makina për të gjetur plazh”, theksoi një qytetare në Vlorë.

“Ky është një problem i madh për banorët që rrinë këtu. Kemi hasur gjithmonë me këta që kanë plazhet, se na lanë vetëm këtë këndin këtu. Maksimumi deri këtu vjen, pastaj ata shtyjnë këtej e andej, luftë me privatin. E pëlqej këtë që kanë bërë për shtimin e hapësirave. Them se do zbatohet, është shumë e mirë dhe e nevojshme. Këtu banorët janë të poshtëruar. Vjen një nga ana e hënës e të heq atë që ti e ke pasur me kohë”, tha një banues i qytetit.

Një tjetër qytetare shprehet mosbesuese teksa shton se:”Nuk besoj, se kur gabon i zoti i shtëpisë, çfarë do bëjnë fëmijët? E thëna me të bërën janë një mal. Kur të ketë, atëherë do të themi. Nuk flasim dot para kohe, se dalim gënjeshtarë. Shumë e mirë, ne me plazhin jetojmë. Me 100 mijë lekë pension heqim mërzinë, nuk kemi mundësi më shumë”, tha ajo.

21 kërkesa për menaxhimin e hapësirës publike për plazh janë refuzuar. 167 subjekte private kanë marrë të drejtën e manxhimit të plazheve vitin e kaluar. Këtë vit, numri parashikohet të shkojë deri në 70. Momentalisht, vetëm një pjesë e vogël e vijës bregdetare është e shfrytëzueshme sipas kontratave të aprovuara.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Me pankarta dhe flamuj në duar, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë

Ka nisur marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë teksa këtë të premte shënohet dita e 34-të e protestës. Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar...
19:49 | 03/07/2026

34 ditë protestë, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

Qytetarë dhe aktivistë edhe këtë të premte kanë nisur të mblidhen për protestën e radhës e cila po vijon prej 34 ditësh në kryeqytet. Ata...
19:16 | 03/07/2026

U prangos dy ditë më parë në Durrës nga BKH-ja, SPAK jep detaje nga arrestimi i Adi Çobës

SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me arrestimin dy ditë më parë të Adi Çobës, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër...
17:39 | 03/07/2026