Nga 2026, bonus mujor për çdo fëmijë deri në moshën 5 Vjeç
Ekspertët thonë se nisma ka disa paqartësi, por mund të ndikojë në shtimin e lindjeve
Nga 1 janari 2026, bonusit të bebeve do t’i ndryshojë krejtësisht forma.
Në vend të çekut që jepet një herë në lindje, prindërit do të përfitojnë një shumë mujore për çdo fëmijë deri në moshën pesë vjeç.
Pagesat nisin nga 5 mijë lekë në muaj, për fëmijën e parë, 7 mijë lekë për fëmijen e dytë dhe 10 mijë lekë për fëmijën e tretë, pagesa që do të jenë për 5 vite.
-Fëmija i parë: 5 000 lekë/muaj (60 000 lekë/vit)
-Fëmija i dytë: 7 000 lekë/muaj (84 000 lekë/vit)
-Fëmija i tretë e më shumë: 10 000 lekë/muaj (120 000 lekë/vit)
“Të gjithë e dinë sa kushton të rrisësh një fëmijë sot – që nga pelenat, deri te qumështi. Në këto kushte, ato 40 mijë lekë, 80 mijë lekë apo edhe 120 mijë lekë që jepeshin njëherësh, nuk mbulonin thuajse asgjë.Vetëm shpenzimet minimale mujore për një fëmijë sot janë mbi 10 mijë lekë të reja. Ndaj kalimi nga një bonus i njëhershëm në një mbështetje mujore është një hap pozitiv.”-tha Klodian Muça.
Sipas INSTAT, vetëm në tremujorin e parë të vitit 2025 lindjet kanë rënë me mbi 14% krahasuar me vitin e kaluar. Në vend u regjistruan vetëm 4.662 lindje.
“E vetmja paqartësi mbetet: a do të nisë zbatimi i skemës më 1 janar 2026, apo do të përfshijë edhe fëmijët e lindur gjatë vitit 2025? Nga ana tjetër, duhet marrë parasysh edhe ndikimi në buxhet.”-vijon Muça.
Megjithatë për ekspertët ky ndryshim mund të përmirësojë sadopak mirëqenien familjare dhe të jetë një nxitje për të rinjtë që të krijojnë familje.
LEXONI GJITHASHTU:
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
Kriza SHBA-Iran godet tregjet, nafta shënon rritje dhe reflektohet edhe në karburantet në Shqipëri
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia