Rio de Zhaneiro, shiu nuk e ndal entuziazmin e karnavaleve
Rio De Zhaneiro ka nisur festimet e karnavaleve dhe shiu nuk e ka ulur aspak atmosferën festive që tërheq vëmendjen e botës çdo vit.
Me qindra grupe muzikore u mblodhën te “Sambadroma”, një zonë e ndërtuar enkas për parada, për të marrë pjesë në karnavalet të cilat nisën më datën 21 shkurt.
Gjatë këtyre festimeve, qyteti bregdetar i Rios pret me miliona vizitorë, të cilët tërhiqen nga parada e famshme dhe nga atmosfera e gëzueshme.

Shkollat më të mira të Sambas nisin parakalimin në Sambadromë, ku paraqesin me kërcime kostumet e tyre shumëngjyrëshe, nën tingujt e muzikës.
Më pas, juria do të gjykojë parakalimet duke u bazuar mbi elemente si koreografia, atmosfera e krijuar, niveli i organizimit dhe cilësia e të kënduarit.
Sado që mjedisi aty është i hareshëm, konkurrenca midis shkollave të sambës është në fakt shumë e fortë.
Karnavalet në Rio de Zhaneiro vazhdojnë zyrtarisht deri më datën 26 shkurt.
Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
- 09:28 Një tërmet i fortë godet Japoninë, sa ishte magnituda
- 09:02 Momenti kur 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat, 3 ditë pas tërmeteve vdekjeprurëse në Venezuelë
- 08:46 Gjirokastër, zjarret e qëllimshme gjatë verës, problematikë për dëmet në pyje-kullota
- 08:26 Fluks turistësh në Gjirokastër, kapacitetet akomoduese të pamjaftueshme
- 08:17 Vala e të nxehtit në Francë vazhdon, që nga mesi i qershorit 74 vdekje
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban