Përndiqte të miturin dhe e nxiste të konsumonte drogë, arestohet 26-vjeçari
Një 26-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Vlorës pasi theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe dyshohet se përndiqte një të mitur, duke e nxitur drejt përdorimit të substancave narkotike.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Vlorës kanë vënë në pranga shtetasin H. M., banues në këtë qytet. Ai akuzohet për tre vepra penale: “Nxitja për përdorimin e drogës”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Përndjekja”.
Arrestimi i tij u bë pasi u kap jashtë banesës, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, që i kishte caktuar masën e arrestit në shtëpi për përndjekje. Nga hetimet rezulton se i riu kishte përndjekur një 12-vjeçare dhe dyshohet se e kishte nxitur për të konsumuar lëndë narkotike.
Materialet në ngarkim të tij i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.
LEXONI GJITHASHTU:
- Detajet e vrasjes së 52-vjeçares në Pogradec, policia njofton arrestimin e autorit
- “E doja pavarësisht moshës”, dëshmia e të riut që vrau 52-vjeçaren në Pogradec
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado, nuk legjitimohet kërkesa
Prokuroria Gjirokastër kërkon 30 vite burgim për autorin e vrasjes së çiftit të të moshuarve në Dropull
Vrasja në Roskovec, flet i afërmi i viktimës: Ngjarje e paralajmëruar disa herë. Autori kërcënonte shpesh vajzën
- 11:08 Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht
- 11:05 Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado, nuk legjitimohet kërkesa
- 10:48 Prokuroria Gjirokastër kërkon 30 vite burgim për autorin e vrasjes së çiftit të të moshuarve në Dropull
- 10:40 Vrasja në Roskovec, flet i afërmi i viktimës: Ngjarje e paralajmëruar disa herë. Autori kërcënonte shpesh vajzën
- 10:27 Vrau ish-vjehrrin, ky është autori 35-vjeçar i ngjarjes së rëndë në Roskovec (FOTO)
- 10:27 Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, furgoni përplas për vdekje 73-vjeçarin në fshatin Përparim