SPAK çon në gjyq dosjen ndaj Albert Zajës dhe disa të tjerëve për tentativë vrasje

1 Gusht 2025 | 16:19

SPAK njoftoi dorëzimin në GJKKO të kërkesës për gjykim në ngarkim të 6 personave, mes tyre Albert Zaja dhe Edison Muceku, të akuzuar për tentativë vrasjeje, trafik droge dhe armësh.

Në njoftim thuhet se Albert Zaja është akuzuar për “Vrasjen në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentativë, me pasojë plagosjen e shtetasve Durim Bami dhe Ervin Kodra”, si dhe për “Sigurimin e kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” në dëm të Hamza Terziut.

Gjithashtu, SPAK evidenton se “më 04.11.2020, në Ura e Tapizës, Fushë Krujë, Albert Zaja dhe persona të tjerë tentuan të vrisnin me armë zjarri shtetasit Durim Bami dhe Ervin Kodra.”

Edison Muceku, i arrestuar në Britaninë e Madhe dhe ekstraduar në mars 2025, akuzohet për “Sigurimin e kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje në dëm të shtetasit Hamza Terziu.”

Po ashtu, Elvis Ndreca është i akuzuar për “Sigurimin e kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje në dëm të shtetasit Durim Bami.”

Armando Ndreca është akuzuar për “Prodhimin dhe shitjen e narkotikëve,” duke organizuar “grupin që prodhoi dhe shiti 243 kg kanabis në Lezhë.”

Deivis Bajramaj dhe Adrian Pikli akuzohen për “Mbajtjen pa leje të armëve dhe municioneve” dhe “tregtimin dhe shitjen” e tyre, duke përfshirë shitjen “personave me precedent penal.”

Në lidhje me vrasjen e Shkëlzen Kastratit më 1 shkurt 2021 në Fier, SPAK njofton se ka kërkuar “pushimin e çështjes penale në ngarkim të Silvio (Roland) Cara dhe Elmir Tufa,” pasi “nuk provohej që veprat penale për të cilat ata akuzohen të jenë kryer nga këta të pandehur.”

Sipas njoftimit, “në lagjen ‘Sheq i Madh’, Fier, te vendi i quajtur ‘rrotontua e Sheqit’ është vrarë me armë zjarri shtetasi Shkëlzen Brahim Kastrati,” ndërsa hetimet zbuluan se “grupi kriminal kishte organizuar vrasjen e Kelmend Kastratit, por janë vrarë gabimisht shtetasit Shkëlzen Kastrati.”

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026