18-vjeçari qëllon me armë banesën e fqinjit, arrestohet nga policia

2 Gusht 2025 | 11:25

Policia e Krujës ka vënë në pranga një 18-vjeçar, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së komshiut të tij, pas një konflikti për motive të dobëta.

Pas marrjes së një telefonate denoncuese, ku një shtetas njoftonte se banesa e tij ishte qëlluar me armë zjarri, efektivët e policisë shkuan në vendngjarje.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, u arrestua në flagrancë shtetasi Q. M., 18 vjeç, banues në fshatin Mazhe e Madhe, i cili rezulton person me precedentë të mëparshëm penalë.

Sipas Policisë, i riu kishte pasur konflikte të vazhdueshme me komshiun, dhe pas debatit të fundit ka qëlluar me armë zjarri tip pushkë në drejtim të banesës së tij.

Gjatë kontrollit në zonë, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e përdorur, së bashku me municion luftarak.

Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Krujë, për vijimin e veprimeve ligjore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026