U parandalua vjedhja e 10 mln eurove, lihen në burg të arrestuarit e Call Centera-ve
GJKKO la në fuqi të shtunën 7 nga 8 masat e sigurisë të caktuara në mungesë për personat e dyshuar për mashtrim kompjuterik e grup kriminal, zbuluar nga një hetim i SPAK dhe autoriteteve gjermane.
Për 4 prej tyre u la në fuqi masa e sigurisë arrest me burg, ndërsa 3 të tjerë në arrest shtëpie.
1 person tjetër i dyshuar si pjesë e këtij grupi vijon të jetë në kërkim dhe rezulton të jetë larguar nga Shqipëria.
Identifikimi i kësaj skeme, ku u parandalua vjedhja e 10 milion eurove përmes thirrjeve telefonike që bëheshin nga Tirana, erdhi pas provave të sekuestruara në prill të 2024 në një tjetër call center të paligjshëm në kryeqytet.
Qytetarëve gjermanë të dyshuarit u prezantoheshin si oficerë policie që do t’u mundësonin rikuperimin e parave të humbura për investime në forex apo cryptovaluta.
Prej disa ditësh në Tiranë, për operacionin e koduar “Pandora”, zbarkuan disa oficerë gjermanë.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.