Sherr me thika mes të rinjve në Vlorë, dy të plagosur përfundojnë në spital
Një konflikt mes disa të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në një prej blloqeve kryesore të banimit në lagjen “Pavarësia” në Vlorë.
Ngjarja, e cila ndodhi në një nga rrugët kryesore të qytetit, ka përfunduar me përdorimin e mjeteve të mprehta, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.
Sipas burimeve paraprake, njëri nga të plagosurit ka marrë goditje me thikë në trup dhe është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr trajtim mjekësor.
Ndërkohë, një tjetër person ka përfunduar në spital me plagë më të lehta.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar dy persona në komisariat, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në përplasjen e ndodhur mes të rinjve.
Paraprakisht dyshohet se përplasja ka nfodhur për motive të dobëta.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta