Ish-futbollist i Skënderbeut, kush është i riu që sulmoi me gurë Bashkinë e Korçës

3 Gusht 2025 | 13:08

Një i ri shkaktoi një incident pasditen e së shtunës në Korçë, kur gjatë një lidhje live në rrjetet sociale, goditi me gurë xhamat e Bashkisë së Korçës.

Sipas burimeve nga ky qytet, autori i ngjarjes, 27-vjeçari Kostandin Dramolli, është ish-portier i njohur në futbollin profesional.

Sipas asaj që dëgjohet në video, ai e ka kryer këtë akt në shenjë proteste ndaj aksioneve të qeverisë për lirimin e hapësirave publike.

Ngjarja u filmua dhe u shpërnda në kohë reale nga vetë Dramolli, i cili gjatë transmetimit dëgjohet të thotë:

“Shiko si sulmohet bashkia” ndërsa revolta duket se ka ardhur si pasojë e prishjes së disa strukturave në lagjen nr. 14, ku ai jeton prej vitesh.

Kostandin Dramolli, i njohur ndryshe me emrin e artit si “Çekiçi 14”, është tërhequr nga futbolli aktiv dhe aktualisht aktivizohet në muzikën “rap”.

Në karrierën e tij sportive, Dramolli ka qenë pjesë e ekipeve të njohura si Skënderbeu, ku është shpallur kampion me ekipin U-19, Bylis, Pogradeci, Maliqi dhe Pierikos në Greqi.

Policia njofton se ka proceduar penalisht të riun për këtë veprim ndërsa ngjarja ka rikthyer në vëmendje tensionet sociale që shoqërojnë aksionet e lirimit të hapësirave publike. Ndërkohë, Bashkia e Korçës ende nuk ka reaguar mbi ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. D., 27 vjeç, banues në Korçë, pasi rreth orës 02:15 ka goditur me gurë xhamat e Bashkisë Korçë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026