Fluks në fillim të gushtit në Kakavijë, mbi 10 mijë persona kaluan kufirin në 24 orë

3 Gusht 2025 | 14:03

Në ditët e para të muajit gusht, fluksi i lëvizjes në Doganën e Kakavijës mbetet i lartë, me një numër të konsiderueshëm personash dhe mjetesh që kalojnë në të dyja anët e kufirit me Greqinë.

Sipas Policisë Kufitare të Gjirokastrës, gjatë 24 orëve të fundit, në Kakavijë kanë hyrë dhe dalë nga territori shqiptar gjithsej 10.162 persona, ku 6.394 prej tyre kanë hyrë në Shqipëri dhe 3.768 kanë dalë, ndërsa janë regjistruar gjithsej 3.156 mjete, nga të cilat 1.955 kanë hyrë dhe 1.201 kanë dalë.

Pjesa më e madhe e këtyre udhëtarëve janë emigrantët që kthehen në Shqipëri për të kaluar pushimet verore me familjet e tyre, si dhe turistë nga Greqia dhe vendet e tjera.

Policia Kufitare është angazhuar për të përshpejtuar ritmet e kalimit të kufirit dhe për të evituar krijimin e radhëve të gjata.

Po ashtu, pala greke ka shtuar numrin e sporteleve për kontrollin e dokumenteve, duke lehtësuar kështu kalimin e kufirit.

Fluksi i lartë i lëvizjes në këtë doganë pritet të vazhdojë gjatë gjithë muajit gusht.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026