Sulmoi live godinën e bashkisë, i riu nga Korça: Nuk pendohem, ishte vendim i drejtë
Konstadin Dramolli, i njohur si “Çekiçi 14” është i riu që para dy ditësh në shenjë proteste kundër vendimit të kryeministrit Rama për lirimin e hapësirave publike vendosi të thyejë xhamat e bashkisë së Korçës.
Në një intervistë për mediat ai tha se nuk pendohet për veprimi i tij të cilin me vetëdije e bëri viral në rrjetet sociale, pasi sipas tij ajo që po bëjnë kryeministri dhe kryetari i bashkisë është padrejtësi ndaj familjeve që ushqehen me ato biznese.
“E ka marrë vesh gjithë Shqipëria incidentin, e bëra dhe viral se populli nuk duhet të jetë shumë i fjetur, duhet të çohet e të tregojë se kush është karakteri i njeriut. Këtu në vendin ku ndodhem unë është e rrënuar, janë lokalet, të shkatërruara. E dha urdhrin Edi Ramën. Shkatërruan lagjen time. Ç’lidhje ka kjo, të heqim karriget, heqim barishtet. Edhe tavolinat, është gabim. Nga ato 4 tavolina njerëzit ushqehen. Ka shumë familjare që nxjerrin bukën e gojës. Ka sulmuar disa lokale në Korçë, nuk janë sjellje prej kryeministri. Duhet të shohë popullin, që ka nevojë. Duhet të ngrejë rrogat. Unë merrem me rep por e mbaj edhe postin e kryeministrit një ditë. Nuk pendohem unë, ishte vendim i drejtë. Nuk duhet të flesh gjumë. Ndihem mirë. Edhe burg e bëj. Kam qenë i dënuar. Duhet të ulesh kokën, të kesh kulture. Por po e ule shumë, nuk ka rëndësi sa i madh është Rama, populli duhet te ngrejë zërin. Në qoftë se ai vazhdon, do behet me e madhe. Kam edhe çunat unë. Do e marrin vesh si duhet”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut