FOTO/ Si u kap ‘Pole Qorri’ me 2 pistoleta në Orikum

3 Gusht 2025 | 22:15

Euronews Albania ka siguruar pamjet ekskluzive si u ndalua në Orikum Flodian Plaku, i njohur dhe me mbiemrat Mamo e Serjani dhe me nofkën “Pole Qorri”, i dyshuar për vrasjen e Gentian Bejtjas.

Gjatë kontrollit, atij iu gjetën dy armë zjarri që kishte me vete.

Autoritetet dyshonin fillimisht se ai strehohej në Dubai por rezultoi se këtë të diel ndodhej në bregdetin e Vlorës.

Gentian Bejtja u ekzekutua me mbi 30 plumba pasditen e 15 marsit 2024, brenda serës në oborrin e banesës së tij në fshatin Larushk të Fushë-Krujës.

Tre persona zbritën nga automjeti “Land Rover Discover” dhe zbrazën kallashnikovët drejt viktimës, dhe më pas u larguan drejt fshatit Hasan e Bubq. Nga dinamika e ngjarjes dhe provat e gjetura në vendin e krimit, policia dyshon se ekzekutorët kanë qenë vrasës me pagesë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026