VIDEO/ Nga grushtat tek thika, si agravoi sherri mes të rinjve në Vlorë

4 Gusht 2025 | 08:52

Euronews Albania ka siguruar videon e konfliktit mes dy të rinjve mbrëmjen e së shtunës në Vlorë.

Sherri, i cili përfshinte grushta, shkelma dhe më pas përdorimin e thikës, ndodhi në lagjen “Uji i Ftohtë”, pranë rrethrrotullimit të Skelës, gjatë mbrëmjes së së shtunës.

Sipas policisë ngjarja ka nisur kur I.H po kalonte në këtë zonë pasi më parë kishte pasur një konflikti me një person tjetër të cilin e kishte goditur me thikë.

Ndërsa pamjet janë nga sherri i dytë i I.H, këtë herë me shtetasin K.K.

Siç duket, një vajzë ishte në mes të rinjve, por nuk arriti t’i ndante ata, ndërsa ata vazhdojnë të godasin njëri-tjetrin.

Pas ngjarjes, të dy u dërguan në spital dhe më pas iu komunikua masa e arrestit. Gjendja shëndetësore e të plagosurve raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.

Policia sqaroi ngjarjen duke theksuar se ishte I.H ai që plagosi dy persona me thikë në vende të ndryshme në Vlorë.

“U arrestua në flagrancë 32-vjeçari I. H., banues në Vlorë, me akuzën për veprën penale ‘Plagosje e rëndë me dashje’, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht në lagjen ‘10 Korriku’ dhe ‘Pavarësia 2’ me dy shtetas të ndryshëm, të cilët gjatë konfliktit i ka plagosur me mjet prerës (thikë)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shtetasit e plagosur, M. F., 39 vjeç dhe K. K., 32 vjeç, kanë marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu, edhe I. H. ka marrë ndihmën mjekësore për dëmtimet që ka pësuar gjatë konfliktit.

Policia ka zbardhur ngjarjen, duke përdorur pamjet filmike të siguruara nga vendi i ngjarjes dhe ka dokumentuar plotësisht provat mbi konfliktin. Në cilësinë e provës materiale, është sekuestruar thika e përdorur nga I. H.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026