Prej dy muajsh nën survejim nga policia, detajet si u kap në hotel “Pole Qorri”
Flodian Plaku, një prej personave shumë të kërkuar në Shqipëri i dyshuar për vrasjen e ish-policit Gentjan Bejtja, ka rënë në pranga në kuadër të operacionit “Eterna”, ku janë kapur gjithashtu edhe disa persona te tjerë qe qëndronin pranë tij.
Nga detajet që vijnë nga qyteti i Vlorës dhe nga burime të sigurta, Plaku ishte lokalizuar dhe mbahej nën monitorim dhe survejim nga policia prej rreth dy muajsh.
Në ditën e ndërhyrjes dhe arrestimit, u kapën gjithashtu Albano Lapshi, i cili i çonte ushqim, dhe Armando Dano, një berber nga Shkodra.
Policia ka arritur të ndalojë dhe Julian Aliaj, i cili mbante me vete një pistolete dhe ishte arrestuar më parë për trafik droge.
Në kuadër të këtij aksioni, janë vënë në pranga gjithashtu Ligor Doko, pronar i hotelit ku fshihej Plaku.
Gjatë kontrollit ndaj Plakut dhe në ambientet ku ai qëndronte, janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë, 17 fishekë, 25,000 euro cash dhe 7 celularë, për të cilat po hetohet burimi i dyshuar kriminal.
”Shpejt kape”, pamjet e arrestimit të Flodian Plakut kur po konsumonte drekën
Policia e Vlorës ka publikuar pamjet e arrestimit të të shumëkërkuarit Flodian Plaku, i cili u kap nga Forcat Operacionale pas një periudhe të gjatë kërkimi. pic.twitter.com/v9QEAtDUQ2— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) August 4, 2025
Plaku, 42 vjeç, banues në Vlorë, dyshohet për vrasjen e Gentjan Bejtjas, ngjarje që ndodhi më 15 mars 2024, ku Bejtja u qëllua me armë brenda rrethimit të banesës së tij.
Hetimet kanë zbuluar se autorët përdorën një automjet tip “Land Rover” për t’u afruar te banesa e viktimës dhe pas vrasjes, ata u larguan dhe djegën makinën në fshatin Hasan.
Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur masën “Arrest në burg” për Plakun, duke e akuzuar për “Vrasje me paramendim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit”.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij