Metës i komunikohet mbyllja e hetimeve, avokati: Do të shkojmë në gjykim normal

4 Gusht 2025 | 14:34

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u njoh sot zyrtarisht nga SPAK me mbylljen e hetimeve.

Menjëherë më pas, avokati i tij, Kujtim Cakrani, foli për mediat, ku deklaroi se ata do të shkojnë në një gjykim normal dhe jo me gjykim të shkurtuar.

Avokati i Metës tha se sot, “i gjithë mali i akuzave të ngritura ndaj zotit Meta rezultoi në zero”. Sipas tij, janë kryer verifikime nga SPAK, përmes korrespondencave dhe kontrolleve nëpër banka, dhe rezulton se Ilir Meta nuk ka asnjë pasuri të fshehur apo të pajustifikuar.

Sa i përket çështjes së lobimit, ai tha se Meta u ka kërkuar prokurorëve të thellohen në hetime për të zbuluar se kush ka bërë pagesat për lobimin.

“U njohëm me përfundimin e hetimeve. Nuk kishte asgjë të re nga ato që ju jeni njohur që në seancën e parë të vlerësimit të masës. Edhe pas 6 vitesh hetimesh për çështjen CEZ-DIA, nuk ka asgjë të re. Edhe për lobimin nuk ka asgjë të re. Zoti Meta ka dhënë shpjegimin e tij dhe i ka kërkuar (prokurorisë) se përse nuk kanë bërë hetime të thelluara se kush i ka bërë pagesat për lobimin. Prokuroria nuk ka informacion se kush i ka bërë këto pagesa dhe ne vazhdojmë të kërkojmë kush e ka bërë lobimin dhe kush i ka bërë këto pagesa. Dhe për këtë arsye jemi vonuar shumë sot në seancë.

Zoti Meta ka dhënë shpjegime. Seanca ishte korrekte, por ne duam të dimë kush ka bërë pagesat dhe ku janë faturat për lobimin.

Edhe për akuzat e tjera, nuk vërtetohet që zoti Meta të ketë pasuri ose të ketë tentuar t’i fshehë këto pasuri. Prandaj ne u kemi kërkuar atyre të na tregojnë se kush është fakti penal. Nuk ka fakt penal. Ata thonë: “Zgjidheni në gjykatë.” Ne do shkojmë me gjykim normal dhe jo me gjykim të shkurtuar.

Dua të them dhe diçka tjetër me rëndësi për çështjen CEZ-DIA, e cila ka që prej vitit 2018, plot 7 vite nën hetim. Gjithë ajo akuzë që është ndërtuar, është përmbledhur në 30 faqe. Janë 116 fashikuj, që nëse bëjmë një llogaritje, janë 60 mijë faqe për t’u studiuar.

Në tre vitet e fundit janë bërë korrespondenca dhe verifikime në banka të ndryshme në Shqipëri, në BE. Pasuria apo korrupsioni që përflitet për zotin Meta është zero, zero, dhe ju them se ish-kryeministri Meta ka zero korrupsion. Mali i madh i akuzave të ngritura ndaj zotit Meta sot ka rezultuar zero”, tha Cakrani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026