Ilir Meta thirret në SPAK, pritet t’i komunikohet mbyllja e hetimeve
SPAK pritet t’i komunikojë përfundimin e hetimeve ish-presidentit Ilir Meta këtë të hënë.
Meta pritet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion në orën 11:00, ku do të shoqërohet nga ambientet e paraburgimit drejt godinës së SPAK në prani të avokatit të tij mbrojtës, Kujtim Cakrani.
Ilir Meta pritet të firmosë dhe do të njihet zyrtarisht me mbylljen e hetimeve.
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndodhet në paraburgimin e burgut 313 që prej datës 21 tetor të vitit të kaluar.
Po e njëjta procedurë u ndoq edhe për ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, si dhe për dy bashkëpunëtorët e çiftit, Ema Çoku dhe Piro Xhixho.
Këtij të fundit, SPAK i komunikoi akuzën “korrupsion pasiv”, ndërsa Ema Çokut “pastrim parash”.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona