Mbërrin në Durrës anija 81-vjeçare “Bel Espoir”

4 Gusht 2025 | 15:10

Anija 81-vjeçare “Bel Espoir” ka mbërritur të hënën në portin e Durrësit.

E njohur si anija e shpresës, “Bel Espoir” është një skunë historike me vela e cila nuk është vetëm një dëshmi e mjeshtërisë detare, por edhe një simbol i shpresës dhe ringritjes sociale.

E ndërtuar në vitin 1944 në Svendborg, Danimarkë, nga kantieri detar J. Ring Andersen, ajo fillimisht shërbeu për tregti në Detin Baltik dhe më pas si anije peshkimi në ujërat e largëta të Terre-Neuve.

Në vitin 1968, ajo u ble nga shoqata franceze AJD (Amis du Jeudi-Dimanche), e themeluar nga ish-kapelani Michel Jaouen, me qëllimin për të ndihmuar të rinjtë me probleme sociale dhe varësi përmes praktikës së lundrimit dhe jetës në bord.

Që nga 26 marsi i vitit 1993, “Bel Espoir” është shpallur monument kombëtar lundrues në Francë dhe vazhdon të lundrojë mes Karaibeve dhe brigjeve të Francës, si një anije shprese dhe ringritjeje për shumë të rinj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi...
22:33 | 22/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026