Yjet e operës zbresin në Prishtinë, Ramë Lahaj spektakël në Festivalin Operistik

4 Gusht 2025 | 16:46

Për tri net radhazi, Sheshi Skënderbeu në Prishtinë u bë skenë e yjeve më të mëdhenj të operës në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar Operistik “Rame Lahaj International Opera Festival” (RLIOF).

Me temën “Ëndrra pa kufi, Opera pa mure!” Mbrëmja gala “Rame Lahaj & Friends” shënoi kulmin e edicionit të pestë jubilar të këtij festivali.

Në shenjë nderimi për kontributin e jashtëzakonshëm të tenorit Rame Lahaj, Posta e Kosovës ka emetuar një pullë postare speciale, duke vlerësuar arritjet e tij në arenën ndërkombëtare.

I lindur në Istog, Rame Lahaj ka interpretuar në skena të njohura si Royal Opera House në Londër, Teatro Real në Madrid dhe Opera de Paris, duke përfaqësuar me krenari kulturën shqiptare.

Përveç karrierës së jashtëzakonshme ndërkombëtare, Lahaj është i njohur edhe për kontributin e tij në jetën kulturore të vendit, përmes themelimit të Rame Lahaj International Opera Festival, duke sjellë artin operistik më afër publikut kosovar, por edhe duke përkrahur brezat e rinj të artistëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026