Rekord blerjesh në Premier League, arrihet vlera e 2 miliardë eurove
Premier Liga angleze ka vendosur një rekord sa i përket merkatos së kësaj vere, duke kaluar vlerën e 2 miliardë eurove. Skuadra që ka shpenzuar më së tepërmi është Liverpuli.
Skuadrat e Premier League angleze nuk janë kursyer as këtë merkato verore, duke vendosur një rekord sa i përket shpenzimeve në 5 ligat kryesore evropiane. Të udhëhequr nga Liverpool, ekipet në ishull kanë shpenzuar deri më tani, ku ka ende ditë në dispozicion, plot 2 miliardë euro.
Një shifër realisht e lartë, e cila nuk mund të konkurrohet nga asnjë kampionat tjetër, qoftë La Liga ku marrin pjesë Real Madrid apo Barcelona, por as nga Italia me skuadra si Milani, Interi, Napoli e Juventusi, për të mos përmendur këtu Bundesligën, ku i vetmi ekip që hodhi para është Bayern, me blerjen e Diaz.
Sa i përket Anglisë, Liverpool qëndron në krye të listës së ekipeve që kanë investuar më së tepërmi, me 269 milionë paundë blerje, ku më e shtrenjta është ajo e Florian Wirtz nga Leverkusen e pas tij Ekitike. Në vendin e dytë është Chelsea me 212 milionë paundë, Arsenal 137 dhe Manchester United 135. Nuk ngelen pas as Man City dhe Tottenham, teksa në nisje të sezonit të ri edhe skuadra e sapongjitur Sunderland po investon goxha para.
Vera e 2023 është ajo e cila shënoi vlerën më të lartë të shpenzimeve bërë nga ekipet angleze, ku në total u arrit 2.81 miliardë euro.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 17:10 Stoli i Italisë, Pep Guardiola del nga gara: Dua të kaloj më shumë kohë me familjen time
- 16:54 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 16:49 Pushimi mes dy pjesëve të finales së Kupës së Botës do të zgjasë më shumë se 15 minuta, shkak performancat
- 16:42 SHBA dhe zyrtarët sirianë hedhin poshtë pretendimet e Iranit për sulm ndaj bazës amerikane në Siri
- 16:37 Mijëra bileta ende në dispozicion për ndeshjen Angli-Francë, disa bileta të pa shitura edhe për finalen e Kupës së Botës
- 16:26 Ndeshja me Spanjën, ekipi portugez udhëtoi në Dallas me një aeroplan që përdoret çdo ditë për deportimet e ICE