Lookman gjithnjë e më pranë Interit, zikaltrit kanë gati ofertën e re
Ademola Lookman ka vendosur të mos paraqitet më në stërvitje me Atalantën, duke konfirmuar se dëshira e tij e vetme mbetet Interi, skuadra e cila ka shfaqur itneres për sulmuesin nigerian.
Sipas asaj që raportohet në media, në dy ditët e fundit, Lookman nuk është parë në qendrën stërvitore të bergamaskëve, të cilët deri më tani nuk kanë pranuar asnjë nga ofertat e bëra nga nënkampionët e Evropës.
Veprimet e bëra nga 27-vjecari kanë bezdisur drejtuesit bluzi, ku fillimisht ishte bllokimi në rrjetet sociale më pas postimi i pahijshëm i tij, pasuar tani nga mungesa në seancat stërvitore. Pavarësisht kësaj sjellje, Atalanta nuk ka ndërmend të zbutet, duke bërë me dije se futbollisti nuk do të largohet. Kjo gjë nuk e frikëson Interin, i cili është i sigurt se sezonin e ri, asi nigerian do të jetë në Meazza.
Për këtë është bërë gati oferta e re prej 50 milionë eurosh në drejtim të Atalantës, që me gjasa nuk do të refuzohet. Kujtojmë se më herët, Lookman i tha jo Napolit dhe Atleticos së Madridit, pasi ka arritur akordin personal me Marrotën, për një kontratë deri në vitin 2030. Inter e nisi me një ofertë prej 40 milionë eurosh e më pas 45, por të dyja u refuzuan nga drejtuesit e Atalantës.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 17:10 Stoli i Italisë, Pep Guardiola del nga gara: Dua të kaloj më shumë kohë me familjen time
- 16:54 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 16:49 Pushimi mes dy pjesëve të finales së Kupës së Botës do të zgjasë më shumë se 15 minuta, shkak performancat
- 16:42 SHBA dhe zyrtarët sirianë hedhin poshtë pretendimet e Iranit për sulm ndaj bazës amerikane në Siri
- 16:37 Mijëra bileta ende në dispozicion për ndeshjen Angli-Francë, disa bileta të pa shitura edhe për finalen e Kupës së Botës
- 16:26 Ndeshja me Spanjën, ekipi portugez udhëtoi në Dallas me një aeroplan që përdoret çdo ditë për deportimet e ICE