Presidentja Osmani merr letër nga Trump: Një mike e vërtetë e SHBA-ve

5 Gusht 2025 | 21:58

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një letër nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në të cilën ai e falënderon për lidershipin e saj të guximshëm dhe e cilëson si një “mike të vërtetë” të Shteteve të Bashkuara.

Në letrën zyrtare, Presidenti Trump shpreh mirënjohjen e tij për përkushtimin e Presidentes Osmani ndaj marrëdhënieve me SHBA-të dhe thekson vendosmërinë e Kosovës për të bashkëpunuar ngushtë me Uashingtonin.

“Vendimi për të pranuar shtetas nga shtete të tjera tregon gatishmërinë e fortë të Kosovës për të bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” shkruan Trump, duke shtuar se “lidershipi në këtë çështje tregon fuqinë dhe dhembshurinë e popullit të Kosovës.”

Presidenti amerikan nënvizon lidhjet e veçanta mes dy vendeve, të ndërtuara mbi “respektin e ndërsjellë, vlera të përbashkëta demokratike dhe një vizion për një të ardhme paqësore dhe prosperuese.”

 “Përkushtimi juaj për forcimin e kësaj lidhjeje nuk ka kaluar pa u vërejtur, dhe jam i bindur se së bashku do të vazhdojmë të avancojmë qëllimet tona të përbashkëta.”-thuhet në postimin e presidencës.

Duke e falënderuar për angazhimin dhe udhëheqjen, Trump thekson se e sheh Presidenten Osmani si një partnere të rëndësishme.

“Ju falënderoj sërish për lidershipin tuaj të guximshëm dhe për faktin që qëndroni si një mike e vërtetë e Shteteve të Bashkuara. Mezi pres të punojmë së bashku me ju në vitet që vijnë.”-thekson Trump në letrën e tij.

Në fund të letrës, Presidenti Trump përcjell edhe përshëndetjet dhe urimet më të mira nga Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit

Në pritje të seancës së parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, nuk ka asnjë lëvizje për mundësinë e arritjes së ndonjë marrëveshje...
18:29 | 23/07/2026

Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë...
16:00 | 23/07/2026

BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!

Bashkimi Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të ndërpresin menjëherë rrënimin e villave të pronarëve serbë në afërsi të Liqenit...
16:25 | 22/07/2026