Dy ish-drejtuesit mbeten në burg, Apeli vendos mbi masat për zyrtarët e “Bankers”
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur këtë të mërkurë në lidhje me masat e sigurisë për zyrtarët dhe ish-zyrtarët e kompanisë Bankers Petroleum, pas seancës që nisi të martën dhe u shty për sot.
Në fokus të çështjes ishin 14 masa sigurie të lëshuara më herët nga Gjykata e Fierit, prej të cilave 10 janë ekzekutuar, ndërsa 4 persona vijojnë të jenë në kërkim.
Masat u ankimuan nga të pandehurit, ndërsa Apeli vendosi të zbusë disa prej tyre, duke lënë në fuqi ato më të rëndat.
Arresti me burg mbeti në fuqi për dy nga figurat kryesore të hetimit: Hongping Xiao, CEO aktual i kompanisë, shtetas kinez si dhe Leonidha Çobo, ish-administrator i “Bankers Petroleum”, ndërsa të dy ndodhen në paraburgim nën akuzat për evazion fiskal dhe mashtrim me skema tatimore.
Nga 5 masa “arrest shtëpie”, vetëm për një të pandehur gjykata vendosi të zbusë masën, duke e kthyer në “detyrim paraqitje”, për shkak të rrethanave familjare, pasi e dyshuara është nënë e një fëmije 2-vjeç.
Gjykata vendosi gjithashtu heqjen e masës së ndalimit të daljes nga territori i Republikës për 3 persona, duke lënë në fuqi vetëm detyrimin për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore.
Vendimi i Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për të akuzuarit në dosjen “Bankers”
Vijon masa “arrest me burg” për: Leonidha Çobo dhe Hongping Xiao
Masa “arrest në shtëpi” për: Lianyi Wang, Ardit Kero, Flavia Capo dhe Kledi Xhani
Ndryshim mase për: Doina Goga – hiqet masa “arrest në shtëpi”, caktohet “detyrim paraqitje”, për shkak të rrethanave familjare (nënë e një fëmije 2-vjeç)
Lihet në fuqi “detyrimi për t’u paraqitur” dhe hiqet masa “ndalim i daljes jashtë vendit” për: Majlinda Thana, Matilda Ibraliu dhe Erton Ademaj.
Mbi ta rëndojnë akuza si:
Krijimi i skemave mashtruese për TVSH-në
Fshehje e të ardhurave
Pastrim i produkteve të veprës penale
Shpërdorim detyre
Moskryerje detyrash nga organet tatimore
Hetimet janë zhvilluar nga Prokuroria e Fierit, në bashkëpunim me strukturat tatimore dhe policinë, dhe kanë për objekt shmangien e detyrimeve financiare në mënyrë të organizuar dhe masive nga kompania.
Seanca e së martës në Apel zgjati për më shumë se gjashtë orë kurse vendimi u shty dhe u dha këtë të mërkurë.
Përfaqësues të Ambasadës Kineze ishin të pranishëm pranë godinës së gjykatës por nuk u lejuan të hyjnë në sallë.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij