Po kanoste familjarët me kallashnikov, policia arreston në flagrancë 41-vjeçarin
Policia e Tiranës njofton se ka parandaluar një ngjarje të rëndë në një familje në fshatin Qerekë në komunën e Niklës.
Sipas njoftimit zyrtar, është arrestuar një 41-vjeçar i cili po kanoste me armë familjarët e tij.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 të Tiranës pasi janë njoftuar se një shtetas po kanoste me armë zjarri kallashnikov familjarët në banesën e tyre në fshatin Qerekë, kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, u vu në pranga autori i rastit, shtetasi E.V., 41 vjeç”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, në banesën e tij, përveç armës kallashnikov që dyshohet se kanosi familjarët, janë gjetur dhe dy armë gjuetie.
Njoftimi i plotë
“Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandalon ngjarjen kriminale në një familje në fshatin Qerekë.
Arrestohet një 41-vjeçar që kanoste për jetën, familjarët e tij.
Në banesën e tij, u gjetën 3 armë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, sapo janë njoftuar se një shtetas po kanoste me armë zjarri kallashnikov, familjarët, në banesën e tyre, në fshatin Qerekë, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje.
Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe veprimeve policore profesionale, u vu në pranga autori i rastit, shtetasi E. V., 41 vjeç.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet arma e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se kanosi familjarët, si dhe 2 armë gjahu.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftim.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta