Si duhet lexuar protesta e shqiptarëve për konfliktin Izrael-Palestinë? Bushati debat me Haxhiun

17 Maj 2021 | 20:43

Konflikt i armatosur mes Izraelit dhe grupit islamik të Hamasit vijon prej ditësh dhe si pasojë kanë humbur jetën mbi 100 persona.

Ky tension është parë me shqetësim në mbarë botën, ku nuk kanë munguar protestat në mbrojtje të njerës apo tjetër palë, të përfshira në konfliktin e armatosur.

Në këtë pikë nuk kanë qëndruar indiferentë as qytetarë shqiptarë, të cilët kanë protestuar në Tiranë dhë në Prishtinë, duke dënuar me forcë sulmet me raketa të Izraelit mbi popullin plestinez.

Analisti Baton Haxhiu tha në “shock” se shumica e shqiptarëve që protestonin nuk e kishin të qartë se pse ishin mbledhur.

Ai theksoi se protesta e shqiptarëve nuk e ndihmojnë fare zbutjen e konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës.

“Margjinalizim si në çdo pikë tjetër. Mblidhen 100 vetë, por asnjëri as në Prishtinë dhe as në Tiranë nuk dinë arsyen pse protestojnë. E bëjnë se ka dhunë, e bëjnë se javë vrarë fëmijët. Këto dhimbje i kanë të gjithë. Këtu e kemi një konflikti të vjetër, por shpeshherë stimulohet nga Hamasi dhe nga shteti i Izraelit. Por çfarë është Hamasi? Është organizatë terroriste, e shpallur nga 90% e vendeve të botës. Hamasi e ndërton konfliktin me Izraelin në mes të hapësirave ku jetojnë civilë dhe këta unë i quaj frikacakë. Më shumë kishin dhimbjen, se sa qëllim. Kur ke dhimbje mund të bësh protesta kudo, por a i ndihmoni asaj që po ndodh atje, unë e dyshoj”, tha ai.

Analisti Andi Bushati u shpreh kritik për gjuhën politike që kanë përdorur shtetet si Kosova dhe Shqipëria në lidhje me konfliktin e armatosur në Lindjen e Mesme.

Sipas Bushatit, konflikti që ka ushtruar Izraeli mbi Palestinën është shumë më i hershëm se të lindte grupi islamik, i quajtur “Hamas”.

“Ata pak njerëz që ishin në protestë ishin aty se në vendet tona, gjuhë dominante është gjuha e relativizmit të krimit. Dhuna e Izraelit mbi palestinezët është shumë më e vjetër se të lindte Hamasi. Në Shqipëri ka një gjuhë të kastës, jo vetëm politike, por edhe mediatike, që i atashohet gjithmonë më të fortit”, shtoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit

Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin Shock se marrëveshja e qeverisë së Kosovës me Serbinë për energjinë është një lloj Zajednice, sipas modelit që ka...
20:46 | 29/06/2022

Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës

Analisti Andi Bushati e konsideron si një gabim politik, deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili këshilloi ish-kryedemokratin Lulzim Basha, që të...
20:17 | 29/06/2022

Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës

Analisti Baton Haxhiu thotë se Bashkimi Evropian po e përdor liberalizimin e vizave si mjet  për t’i bërë presion Kosovës. Në emisionin “Shock” në “Euronews...
20:45 | 28/06/2022