Gjirokastër/ Sezoni veror shton makinat në qarkullim, gjobiten 3500 shoferë

7 Gusht 2025 | 17:58

Sezoni veror ka shtuar ndjeshëm fluksin e qarkullimit të automjeteve në rrugët kombëtare në Gjirokastër.

Vetëm gjatë muajit korrik Policia Rrugore ka ndëshkuar 3 500 drejtues mjetesh me masa administrative si dhe  ka proceduar penalisht 9 shoferë për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Gjatë korrikut janë arrestuar 5 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 4 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe janë pezulluar 5 leje drejtimi.

Blutë e rrugores kanë ndëshkuar me gjoba drejtuesit e mjeteve për parakalime të gabuara, qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara, mosvendosjen e rripit të sigurimit, etj.

Policia Rrugore e  Gjirokastrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor duke evituar aksidentet dhe pasojat e tyre.

Për shkak të fluksit të rënduar të qarkullimit të automjete duke përfshirë edhe turistët blutë e rrugores kanë rritur praninë në rrugët kombëtare Tepelenë-Gjirokastër-Kakavije, Përmet-Tri Urat, Kardhiq-Delvinë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026