EMRI/ Plagoset 27-vjeçari në “Zona e Treshit”, ja çfarë deklaroi i riu
Rreth orës 23:00 mbrëmjen e djeshme, në spital është vetëparaqitur shtetasi Renato Çadra, rreth 27 vjeç, i cili ka pësuar një plagë në këmbë, dyshohet nga arma e zjarrit, në vendin e quajtur “Zona e Treshit”. Aktualisht, 27-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë të saj. Sipas informacioneve , Renato Çadra ka deklaruar se ka qenë i dhunuar nga katër persona të panjohur për të, të cilët e kanë goditur me sende të forta dhe më pas e kanë plagosur në këmbë, përpara shkollës “Gjergj Fishta”.
Renato Çadra, i cili ka precedentë të mëparshëm penal, ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” deri para pak muajsh për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Hetimet për ngjarjen vazhdojnë.
Alarmi i EUROPOL, grupet kriminale shqiptare të lidhur me kartelin “Los Lobos”
U kap në flagrancë me sasi droge, në pranga 35-vjeçari në Tiranë. Pamjet nga operacioni i arrestimit (VIDEO)
GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn
- 12:01 Alarmi i EUROPOL, grupet kriminale shqiptare të lidhur me kartelin “Los Lobos”
- 11:57 Raporti i OKB-së për drogë: Tregtia globale e kokainës dhe metamfetaminës po lulëzon
- 11:53 Arrestohet në Mal të Zi hakeri iraniano-turk i kërkuar nga SHBA, shkaktoi 3.4 mld dëme
- 11:43 Përplasi për vdekje 6 persona në tregun gjerman të Krishtlindjeve, dënohet me burgim të përjetshëm autori
- 11:43 Irani ngre alarm: Avionët luftarakë të Izraelit po na afrohen nga hapësira ajrore e shteteve fqinje
- 11:28 Ekipet e shpëtimit nga fqinjët e Amerikës Latine dhe Zvicra mbërrijnë në Venezuelë