Goditja e grupit të Çopjave nga SPAK, çfarë vendosi GJKKO për të akuzuarit

10 Gusht 2025 | 15:02

Të arrestuarit në kuadër të operacionit të SPAK për goditjen e një grupi kriminal që merrej me trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine drejt Bashkimit Europian, dolën këtë të dielë para Gjykatës së Posaçme.

Në kuadër të këtij operacioni, në dy raste të ndryshme, janë sekuestruar gjithsej 28 ton kokainë ndërsa rrjeti kriminal u zbulua pas zbërthimit të komunikimeve në aplikacionet SKY dhe EncroChat.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) konfirmoi masat e sigurisë për personat e arrestuar, pjesë e organizatës kriminale të njohur si grupi i Çopjave, ku vetëm në një rast u sekuestruan 17 ton kokainë.

Sipas vendimit të GJKKO, nga 10 personat e ndaluar, 7 prej tyre mbeten në burg:

Ervis Çela

Albin Çela alias Defrim Çela

Petrit Lakatos alias Petrit Sulejmani

Renato Musaku

Gert Çerma

Marenglen Kamami

Elidon Çela

1 është lënë në arrest shtëpiak:

Riza Çela

2 janë lënë në detyrim paraqitjeje:

Kujtim Gjyla

Ditjon Pepa

Vendimi u mor nga gjyqtari Erjon Bani më datë 10 gusht 2025. Prokuroria e Posaçme dhe policia gjyqësore janë ngarkuar me ekzekutimin e vendimit, ndërsa palët kanë të drejtë ankimi brenda pesë ditëve.

Njoftimi i plotë i SPAK

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 9 gusht 2025, ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve dhe nevojave të sigurimit, në respektim të nenit 248 të Kodit të Procedurës Penale, për personat nën hetim: Ervis Çela, Albin Çela alias Defrim Çela, Riza Çela, Petrit Lakatos alias Petrit Sulejmani, Renato Musaku, Gert Çerma, Marenglen Kamami, Elidon Çela, Kujtim Gjyla dhe Ditjon Pepa.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të kryesuar nga gjyqtari Erjon Bani, me vendimin nr. 84, datë 10 gusht 2025, vendosi të konfirmojë masat e sigurisë të dhëna më parë me vendimin nr. 82, datë 6 gusht 2025.

Kështu, Gjykata vendosi të vazhdojë masën e sigurimit “arrest në burg” për Ervis Ibrahim Çelën, Albin Çelën alias Defrim Çelën, Petrit Lakatosin alias Petrit Sulejmanin, Renato Musakun, Gert Çermën, Marenglen Kamamin dhe Elidon Çelën.

Për personin nën hetim Riza Çela, masa e sigurisë “arrest në burg” u zëvendësua me “arrest në shtëpi”, sipas nenit 237 të Kodit të Procedurës Penale. Riza Çela detyrohet të mos largohet nga banesa e tij dhe të mos komunikojë me persona të tjerë, përveç atyre që bashkëjetojnë me të. Zbatimi dhe mbikëqyrja e kësaj mase do të kryhet nga oficerët e policisë gjyqësore përkatës.

Gjykata gjithashtu vendosi të vazhdojë masën e sigurimit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, sipas nenit 234 të Kodit të Procedurës Penale, për Kujtim Gjylën dhe Ditjon Pepën.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me policinë gjyqësore, është ngarkuar me ekzekutimin e këtij vendimi.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda pesë ditëve, afat që nis nga e nesërmja e marrjes dijeni për vendimin”, thuhet në njoftimin e plotë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026